Ndërlidhjet

Mërkiq: Vetëm Prishtina do largimin e UNMIK-ut


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mërkiq.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mërkiq.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mërkiq, ka thënë se vetëm Prishtina mendon se Misioni i Kombeve të Bashkuara duhet të largohet nga Kosova.

Ai i ka bërë këto komente pas seancës së Këshillit të Sigurimit, ku është diskutuar raporti i rregullt tremujor për Kosovën dhe ku ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kërkuar ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Prishtina ka kërkuar që UNMIK-u praktikisht të shpërbëhet dhe të mos ketë prani të OKB-së në ‘krahinë’. Kjo kërkesë e Prishtinës ka mbetur e vetmuar, sepse nuk ka pasur asnjë vend që e ka mbështetur, madje as ato anëtare të Këshillit të Sigurimit që e kanë njohur Kosovën”, ka deklaruar Mërkiq për mediat serbe.

Ai ka thënë se UNMIK-u tani është më i nevojshëm se kurrë sepse pasojnë ngjarje të rëndësishme, siç janë zgjedhjet në Kosovë, ku roli i OKB-së është thelbësor.

Këshilli i Sigurimit ka diskutuar të enjten për Kosovën.
XS
SM
MD
LG