Ndërlidhjet

Putini vazhdon vizitën në rajonet e përmbytura


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vazhduar udhëtimin e tij në rajonet e Lindjes së Largët, të prekura nga përmbytjet.

Të premten, ai ka arritur në kryeqytetin e Rajonit Autonom Hebre, Birobidzhan, pasi ka udhëtuar me helikopter nga qyteti Khabarovsk.

Përmbytjet që konsiderohen më të këqijat në Rusi në 120 vjet, kanë çuar në evakuimin e mijëra banorëve në këtë zonë, ashtu si edhe në ato të Amurit, Khabarovskut dhe Jakutias.

Rreth 100,000 njerëz janë prekur nga fatkeqësia, e cila ka dëmtuar mbi 9,500 shtëpi.
XS
SM
MD
LG