Ndërlidhjet

logo-print

AKP do të investojë në banka 10% të fondit


Ilustrim

Ilustrim

Rreth 10 për qind e shumës së përgjithshme të fondit të mirëbesimit, të grumbulluar nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, do të investohet në formë të depozitave në bankat komerciale, që funksionojnë në vend, bëjnë të ditur zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për Radion Evropa e Lirë.

Ky fond ka arritur në afro 600 milionë euro, prejse ka filluar privatizimi dhe likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore, dhjetë vjet më parë.

Ylli Kaloshi, zëdhënës në AKP, thotë se bordi siguron se agjencia do të jetë e kujdesshme gjatë këtij procesi dhe do të investojë në përputhje me ligjin e vet dhe kriteret që ka hartuar për këtë qëllim.
XS
SM
MD
LG