Ndërlidhjet

Al Kaida merr përgjegjësinë për sulmet në Bagdad


Bagdad - foto arkivi

Bagdad - foto arkivi

Një grup i Al Kaidës ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Bagdad, në të cilat kanë humbur jetën mbi 70 persona dhe janë plagosur mbi 200 të tjerë.

Grupi i ashtuquajtur “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti” ka thënë se lagjet shiite anembanë Bagdadit janë sulmuar të mërkurën, si ndëshkim për ekzekutimet e fundit të myslimanëve sunitë.

Më 19 gusht, Qeveria irakiane, e udhëhequr nga shiitët, ka ekzekutuar 17 persona, nën akuzat që lidhen me terrorizëm.

Grupi i Al Kaidës ka thënë se shënjestra të tij të mërkurën kanë qenë postet zyrtare, të sigurisë dhe ushtarake, si dhe qendrat me shumicë shiite.
XS
SM
MD
LG