Ndërlidhjet

logo-print

Vritet udhëheqësi i Al Kaidës në Jemen


Jemen

Jemen

Raportet nga Jemeni thonë se sulmi i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara ka vrarë një udhëheqës të Al Kadiës, në pjesën jugore të vendit.

Sipas mediave, bëhet fjalë për Qaed Al-Thahabin, udhëheqës i degës së Al Kaidës në Gadishullin Arab.

CNN citon burimet lokale të sigurisë në Jemen të kenë thënë se pesë militantë të tjerë të dyshuar janë vrarë në sulm.

Jemeni është bazë e Al Kaidës në Gadishullin Arab, e cila nga Shtetet e Bashkuara konsiderohet si një nga grupet më të rrezikshme terroriste në botë.
XS
SM
MD
LG