Ndërlidhjet

Franca pro ndërhyrjes në Siri, Gjermania kundër


Siri

Siri

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se vendimi i Parlamentit britanik për të mos mbështetur sulmet ushtarake kundër Sirisë, nuk do të ndikojë përkrahjen e qeverisë së tij për “askion proporcional” kundër regjimit të Bashar al-Assadit.

Një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë ka thënë se vendi i tij nuk e ka konsideruar pjesëmarrjen ushtarake të ushtrisë gjermane dhe se nuk po bën një gjë të tillë.

Yuri Ushakov, ndihmës i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se sulmi ushtarak kundër Sirisë, pa miratim të Kombeve të Bashkuara, do të ishte “goditje serioze ndaj tërë sistemit të rendit botëror”.

Ai ka thënë se votimi në Britani tregon se “njerëzit kanë nisur të kuptojnë rrezikun e aksionit ushtarak”.

Megjithatë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të krijuar një koalicion ndërkombëtar, në mbështetje të sulmeve të mundshme ushtarake ndaj caqeve të Qeverisë siriane.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG