Ndërlidhjet

Rusia ndalon importin e derrit nga Bjellorusia


Produkte derri

Produkte derri

Rusia ka ndaluar përkohësisht importin e derrave të gjallë dhe të produkteve të derrit nga Bjellorusia.

Autoritetet ruse kanë thënë se ndalesa hyn në fuqi menjëherë, pasi raste të etheve afrikane të derrit janë zbuluar në Bjellorusi.

Të enjten, shërbimi rus i sanitarisë ka shprehur shqetësim edhe për gjendjen sanitare të produkteve të qumështit, të importuara nga Bjellorusia.

Tensionet midis dy vendeve janë rritur pas arrestimit në Minsk të drejtorit të kompanisë ruse për prodhimin e kripës, Vladislav Baumgertner.

Autoritetet bjelloruse e akuzojnë atë për abuzim të autoritetit.

Baumgertner ka qenë shef kur kompania e kripës Uralkali është udhëhequr nga të dyja vendet.
XS
SM
MD
LG