Ndërlidhjet

Mbi 3,000 raste të dhunës ndaj grave në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Një grup për të drejtat e njeriut ka thënë se ka regjistruar më shumë se 3,000 raste të dhunës kundër grave në Afganistan, qysh në fund të muajit mars.

Komisioni i Pavarur për të Drejta në këtë vend ka thënë se rastet përfshijnë përdhunime dhe “vrasje për nder”.

Grupi ka theksuar se dhuna kundër grave në Afganistan është shumë e përhapur, por shumica e rasteve mbesin të paraportuara.

Organizata për të drejtat e grave u kanë kërkuar ligjvënësve afganë që të miratojnë ligjin, i cili ndalon dhunën kundër grave.

Ligji, i cili ndalon dhunën kundër grave, martesat e fëmijëve dhe martesat e detyruara, është miratuar me dekretin e presidentit afgan, Hamid Karzai, në vitin 2009, por nuk është aprovuar edhe nga parlamenti.

Disa politikanë konservatorë dhe figura fetare e kanë hedhur poshtë atë, duke thënë se nuk iu përmbahet rregullave të Islamit.
XS
SM
MD
LG