Ndërlidhjet

Krijohet Grupi SWIFT i Kosovës


(Ilustrim

(Ilustrim

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se është krijuar Grupi Kombëtar i Kosovës i Anëtarëve dhe Përdoruesve të SWIFT-kodit, i cili zyrtarisht do të njihet Grupi SWIFT i Kosovës.

“Ky grup kombëtar do ta ketë Komitetin si organin më të lartë dhe Kryesuesin si organ të ngarkuar me çështjet rutinore. Komiteti do të përbëhet nga përfaqësuesit individualë të institucioneve anëtare dhe nga mesi i tyre do të zgjidhet Kryesuesi”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

Komunikata, gjithashtu, shton se “Grupi SWIFT i Kosovës do të ketë një rol më rëndësi të lartë sidomos gjatë muajve të ardhshëm kur Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Banka për Biznes dhe Banka Ekonomike do ta funksionalizojnë lidhjen në SWIFT-it si institucione financiare të Republikës së Kosovës dhe kur bankat e tjera të vendit që tashmë janë të lidhura në SWIFT do të fillojnë të identifikohen në mënyrë adekuate si banka të Republikës së Kosovës”.
XS
SM
MD
LG