Ndërlidhjet

Prodhimi i fundit i Bollywood-it që po then rekorde


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një film i ri indian, prodhim i Bollywood, “Chennai Express”, ka thyer rekord në kinematë e këtij shteti gjatë shfaqjes në tri javët e para.

Filmi në rolin kryesor të të cilit është “Shah Rukh Khan, ka fituar së paku 2.11 miliard rupi apo 30 milion dollarë në 21 ditët e para të shfaqjes.

Këto shifra tregojnë se filmi e ka tejkaluar rekordin e filmit të mëparshëm, “Three Idiots”, i cili kishte fituar 29 milionë dollarë kur ishte shfaqur në vitin 2009.

Filmi i ri, i cili në rolin kryesor të femrës e ka Deepika Padukone, në qendër të vëmendjes e ka tregimin e një 40 vjeçari i cili gatërrohet në marrëveshjet e një udhëheqësi të Indisë jugore pasi e shpëton vajzën e tij të arratisur nga disa banditë në bordin e Chennai Express, treni që të çon deri në Indinë jugore.
XS
SM
MD
LG