Ndërlidhjet

Kadirov zemërohet që xhamia e Groznit nuk e fitoi garën ruse


Lideri pro rus i Çeçenisë, Ramzan Kadirov
Lideri pro rus i Çeçenisë, Ramzan Kadirov
Lideri çeçen, Ramzan Kadirov e ka tërhequr një xhami të Groznit nga gara për simbolet kombëtare, duke i akuzuar organizatorët për manipulim votash.

Kadirov ka thënë të premtën se rezultati i raundit të dytë të garës “ka qenë i manipuluar dhe i njëanshëm”.

Ai ka thënë se miliona të mesazheve telefonike të dërguara si vota për xhaminë “Zemra e Çeçenisë” janë anuluar.

Një kështjellë e shekullit të 16-të në qytetin Kolomna e ka fituar raundin e dytë me më shumë se 38.6 milion vota, që i bie 400 mijë vota më shumë se sa ka marrë xhamia në Grozni.

Kadirov e ka bërë një fushatë të ashpër që të fitoi xhamia garën e cila e ka për qëllim të krijojë një listë me 10 simbolet më të pëlqyera të Rusisë.

Gara e shpërfaq diversitetin kulturor të Rusisë.
XS
SM
MD
LG