Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga: Vetëm intervenimi ndërkombëtar e ndalë gjakderdhjen në Siri


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga “me hidhërim të thellë e dënon sulmin me bomba napalm ndaj popullsisë civile në Aleppo të Sirisë”, thuhet në njoftimin e presidencës kosovare.

Në atë që është një nga reagimet e para zyrtare të Kosovës për situatën në Siri, presidentja Jahjaga ju është bashkuar akuzave që kryesisht po bëhen nga vendet perëndimore se regjimi i Bashar al Assad ka përdorur armë kimike kundër popullatës civile në këtë shtet.

“Presidentja e Kosovës e fton bashkësinë ndërkombëtare duke i dhënë mbështetje nismës së vendeve demokratike në krye me SHBA-të për intervenim të menjëhershëm dhe efikas për të ndalë dhunën që forcat e regjimit po e bëjnë ndaj popullit të Sirisë”, thuhet në njoftimin e presidencës kosovare.

Presdentja kosovare ka kujtuar “përvojat e intervenimit humanitar në Kosovë” dhe vlerëson se vetëm “intervenimi ndërkombëtar në Siri mund të ndalë gjakderdhjen dhe mund të shpëtojë jetën e qytetarëve duke krijuar kushtet që populli i Sirisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe demokratike të përcaktojë qeverisjen e vendit. Është parim i përgjithshëm që të mbrohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve nga dhuna ushtarake e sistemeve diktatoriale”.

Komunikata gjithashtu vlerëson se “rasti i Sirisë prek ndërgjegjen e popujve të lirë dhe indiferenca është e pafalshme për historinë”.
XS
SM
MD
LG