Ndërlidhjet

Ekspertët e OKB-së e kanë përfunduar hetimin në Siri


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ekspertët e Kombëve të Bashkuara e kanë përfunduar punën e tyre në Siri dhe tani është duke e hartuar raportin kur do të verifikohet nëse armët kimike janë përdorur apo jo gjatë konfliktit në këtë shtet, ka njoftuar zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirky të premtën.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, është i gatshëm që të informojë Këshillin e Sigurimit për hetimin e dyshimeve se armët kimike janë përdorur këtë fundjavë nëse është e nevojshme, ka thënë zëdhënësi i OKB-së.

Derisa SHBA-të dhe aleatët e saj janë duke e konsideruar një sulm ushtarak në Siri si përgjigje ndaj sulmit të datës 21 gusht, asnjë shtet deri më tash nuk ka kërkuar takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ban ju ka sqaruar në një takim progresin e arritur nga ekipi i ekspertëve të OKB-së ambasadorëve në OKB të Britanisë, Kinës, Francës, Rusisë dhe SHBA-ve.

E deleguara e OKB-së për çarmatim, Angela Kane tashmë është larguar nga Damasku dhe ajo do e informojë sekretarin ban të shtunën.

Përkthyesit dhe stafi tjetër që kanë qenë së bashku me ekipin e OKB-së, gjithashtu janë larguar të premtën.

13 ekspertët e udhëhequr nga Ake Sellstrom, do të marrin mostra me vete nga vendi ku dyshohet se janë kryer sulmet në Ghouta, në afërsi të Damaskut, në një laborator në Evropë.
XS
SM
MD
LG