Ndërlidhjet

"Telekom" i Slovenisë do të shitet


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Kompanitë dhe fondet shtetërore në Sloveni i kanë ndërmarrë hapat e parë drejt privatizimit të operatorit kryesor të telekomit në këtë shtet.

Përmes një deklarate, fondi investues shtetëror SOD ka thënë se fondet dhe kompanitë që së bashku përbëjnë 75 % të aksioneve të kompanisë së telekomit, janë duke e kërkuar një këshilltar që do e mbikqyrte shitjen.

SOD ka shtuar se aksionarët e kanë nënshkruar një marrëveshje të enjtën përmes së cilës e autorizojnë këtë fond për të koordinuar tenderin për një këshilltar dhe shitjen e “Telekom”, kompanisë shtetërore të telekomit.

Vlera në treg e kësaj kompanie vlerësohet se arrin deri në 720 milion euro.

Në qershor, parlamenti slloven e ka aprovuar privatizimin e 15 kompanive shtetërore, duke e përfshirë edhe “Telekom” për të siguruar fonde jashtëzakonisht të nevojshme me të cilat shpresohet se do të shmanget nevoja e fondeve shpëtuese të BE-së.
XS
SM
MD
LG