Ndërlidhjet

Obama ende s'ka vendosur për intervenim kundër Assadit


Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se ende nuk ka marrë vendim për ndonjë sulm të mundshëm kundër regjimit në Siri si përgjigje ndaj dyshimeve për përdorim të armëve kimike kundër popullatës së këtij shteti.

Por, ai ka thënë se bota nuk mund të pranojë që gratë dhe fëmijët të sulmohen me gaz.

Ai gjithashtu ka thënë se sulmi me armë kimike është një sfidë ndaj botës dhe kërcënon aleatët e SHBA-ve, Izraelin dhe Jordaninë.

Presidenti amerikan ka thënë edhe se çfarëdo përgjigje ushtarake do të ishte e kufizuar dhe jo një përkushtim pa fund.

Ai ka folur pak pas konferencës së sekretarit të shtetit, John Kerry i cili prezantoi para mediave arsyet pse SHBA-të e akuzojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al Assad për përdorim të armëve kimike.
XS
SM
MD
LG