Ndërlidhjet

Bayern fitues i Supërkupës Evropiane


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Fitues i Supër Kupës së Evropës është, Bayern Munchen pasi në Pragë të Republikës Çeke e ka mundur ekipin anglez Chelsea, me penalti.

Loja dramatike pothuajse gjatë gjithë kohës dukej se do të përfundonte në të mirë të ekipit anglez, pasi gjatë kohës normale, po ashtu edhe pjesët shtesë ka dominuar, Chelsea.

Golin e parë për Chelsea e ka shënuar Fernardo Torresin që në minutën e 8 të ndeshjës e cila sërish i ka përballur rivalët e vjetër, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola derisa këtë dy ishin menaxher të dy ekipeve më të fuqishme në ligën spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona.

Ndeshja është barazuar në minutën e 47 nga Franck Ribery i cili shënoi për ekipin gjerman që është fitues i Ligës së Kampionëve.

Mirëpo në minutën e 93, Eden Hazard e ka shënuar golin e dytë për ekipin anglez, Chelsea, duke e bërë rezultatin 2 me 1.

Sidoqoftë, goli i shënuar vetëm pak sekonda para mbylljes nga Javier Martinez shpëton bavarezët nga humbja.

Gjatë përballjes më penalti, goli i shënuar nga shqiptari i Kosovës, Xherdan Shaqiri ishte penaltia e pestë e sukseshme për Bayernin dhe humbja e penaltisë nga lojtari i Chelsea, Romelu Lukaku i dha fitoren ekipit gjerman.
XS
SM
MD
LG