Ndërlidhjet

Obama: Sulmi kimik – kërcënim për interesat kombëtare të SHBA-ve


Barack Obama
Barack Obama
Duke u shprehur për çështjen e dyshimeve për kryerje të sulmit kimik në Siri, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka deklaruar se “sulmi i këtillë i kërcënon interesat kombëtare të sigurisë” së Shteteve të Bashkuara.

“Ky lloj i sulmit i kërcënon interesat tona kombëtare të sigurisë, duke i shkelur normat ndërkombëtare të vendosura mirë kundër përdorimit të armatimit kimik, dhe duke i kërcënuar mëtutje miqtë dhe aleatët tanë në rajon, siç janë Izraeli, Turqia dhe Jordania. Kjo i shton rreziqet që armatimi kimik do të përdoret në të ardhmen dhe të bie në duart e terroristëve, të cilët mund ta përdorin atë kundër neve”, tha Barack Obama, mbrëmë vonë në Uashington.

Mëtutje, zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e “aktit të kufizuar dhe të ngushtuar”, ushtarak, por theksoi se “ende nuk e ka marrë vendimin final për aksione të ndryshme, që mund të ndërmerren” për të ndihmuar në respektimin e ndormave ndërkombëtare kundër përdorimit të armatimit kimik.

Sipas një raporti të inteligjencës amerikane, zyrtarët amerikanë kanë “bindje të madhe” se regjimi i Sirisë e ka ndërmarrë sulmin më 21 gusht, me ç’rast janë vrarë 1429 vetë.

Qeveria e Sirisë e ka dënuar këtë raport duke e cilësuar si “gënjeshtër”.
XS
SM
MD
LG