Ndërlidhjet

Egjipt: Nga trazirat e fundit – gjashtë të vrarë


Pamje nga përleshjet e mbrëmbshme ndërmjet mbështetësve të presidentit të përmbysur dhe forcave të sigurisë në kryeqytetin Kajro
Pamje nga përleshjet e mbrëmbshme ndërmjet mbështetësve të presidentit të përmbysur dhe forcave të sigurisë në kryeqytetin Kajro
Së paku gjashtë vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në trazirat e fundit në Egjipt.

Këto vrasje ndodhën derisa mijëra mbështetës të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi, mbrëmë marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit Kajro dhe të qyteteve të tjera.

Raportohet se protestuesit e kanë përdorë taktikën e mbajtjes së një numri të madh të protestave të vogla, me përfshirjen e qindra njerëzve, në përpjekje për ta neutralizuar goditjen nga forcat e sigurisë.

Prej përmbysjes së Morsit, më 3 korrik të këtij viti, forcat e qeverisë, që mbështetet nga ushtria, gjatë trazirave i kanë vrarë qindra njerëz.

Forcat e sigurisë, poashtu, e kanë arrestuar pjesën më të madhe të liderëve të Vëllazërisë Myslimane të Morsit, në përpjekje për të ndalur tubimet ku kërkohet që ai të kthehet në presidencë.
XS
SM
MD
LG