Ndërlidhjet

RS: Momçillo Krajishniku pritet si hero


Momçillo Krajishnik flet para mbështetësve të tij në Pale afër Sarajevës
Momçillo Krajishnik flet para mbështetësve të tij në Pale afër Sarajevës
Në Republikën Serbe të Bosnjë Hercegovinës mijëra njerëz kanë dalur në rrugë për ta pritur ish-liderin kryesor politik të serbëve të Bosnjë Hercegovinës gjatë luftës, Momçillo Krajishnik, i cili ishte i dënaur për krime të luftës.

Mbështetësit e tij e pritën atë me flamuj serbë dhe duke kënduar këngë nacionaliste serbe, derisa Krajishniku, 68 vjeçar, u kthye mbrëmë vonë në Pale, afër Sarajevës.

Ai ishte arrestuar në vitin 2000 dhe ishte dënuar nga Gjykata e Hagës për Krime të Luftës për ish-Jugosllavinë, për persekutimin dhe dëbimin me forcë të jo-serbëve dhe për krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në periudhën 1992-95.

Krajishnik ishte dënuar me 27 vjet burg, por dënimi ishte reduktuar pas ankesës, kështu që atij i është garantuar lirimi nga një burg në Britani.

Momçillo Krajishnik ishte aleat i afërt i ish-liderit politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, i cili aktualisht është në Hagë, ku po vazhdon procesi kundër tij për akuza për gjenocid dhe krime të tjera.
XS
SM
MD
LG