Ndërlidhjet

Putin: Akuzat ndaj Sirisë – të pakuptimta


Vlladimir Putin
Vlladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, tha se akuzat se qeveria e Sirisë ka përdorë armatim kimik në një sulm aktual, janë “të pakuptimta”.

Mëtutje, zoti Putin, gjatë një vizite në qytetin Vlladivostok në Rusi, tha sot se presidenti amerikan, Barack Obama, fitues i Çmimit Nobel për Paqe, duhet t’i ketë parasysh viktimat potenciale të sulmit ushtarak kundër Sirisë.

Putini tha se do të jetë “ekstremisht dëshpëruese” nëse Shtetet e Bashkara i fillojnë në mënyrë të njëanshme operacionet ushtarake kundër Sirisë.
XS
SM
MD
LG