Ndërlidhjet

Afrika Jugore: Mandela është ende në spital


Një fotografi e Mandelës afër spitalit në Pretoria ku ai po mjekohet
Një fotografi e Mandelës afër spitalit në Pretoria ku ai po mjekohet
Presidenca e Afrikës Jugore thotë se ish-presidenti Nelson Mandela, mbetet në spital, ku ai tash e tre muaj po trajtohet nga infektimi i mushkërive.

Në deklaratën e presidencës thuhet se janë “jokorrekte” raportet nga disa media ndërkombëtare, gjatë ditës së sotme, se Mandela, 95 vjeçar, është liruar nga spitali dhe ndodhet në shtëpinë e tij në Johanesburg.

Në deklaratë theksohet se Mandela mbetet “në gjendje kritike, por stabile shëndetësore”.

Ai ishte shtrirë në spital në Pretori më 8 qershor për shkak të infektimit të mushkërive.

Nelson Mandela, fitues i Çmimit Nobel për Paqe, është i admiruar në gjithë botën si simbol i luftës kundër apartejdit dhe angazhimin e tij për pajtimin racial.

Ai i ka kaluar 27 vjet në burg nën sundimin e pakicës së bardhë në Afrikën Jugore, ndërsa në vitin 1994, në zgjedhjet e para të të gjitha racave, u zgjodh president, me ç’rast edhe përfundoi sundimi i apartejdit në këtë vend.
XS
SM
MD
LG