Ndërlidhjet

Kosovë: Nga ndërkombëtarët kërkohet zbardhja e fatit të të pagjeturve


Familjarët e personave të pagjetur me fotografitë e të dashurve të tyre në Prishtinë
Familjarët e personave të pagjetur me fotografitë e të dashurve të tyre në Prishtinë
Ministria e punëve të jashtme (MPJ) e Kosovës u ka dërguar një notë verbale të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, Zyrës së përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, dhe vendeve të tjera mike, ku ka kërkuar që të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.

Siç njofton Ministria e jashtme e Kosovës, kjo kërkesë u bë pasi dje u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur.

MPJ u bënë thirrje të gjitha institucioneve relevante ndërkmbëtare që të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të 1726 qytetarëve të Kosovës, duke shprehur dhembjen e familjeve kosovare, që gjatë 14 viteve të fundit nuk i kanë gjetur më të dashurit e tyre.

Në notën e dërguar, theksohet se Kosova e përkujton në vazhdimësi këtë tragjedi, të shkaktuar nga asgjasimi i paramenduar dhe sistematik i qytetarëve të saj nga regjimi i Millosheviqit.

Mëtutje, duke u bazuar në konventat dhe aktet e tjera ndërkombëtare për të drejtat universale të njeriut, MPJ-ja ka përsëritur thirrjen për Qeverinë e Serbisë, që të jetë më bashkëpunuese në adresimin e fatit të qytetarëve të kidnapuar gjatë luftës së Kosovës, në periudhën 1998-99.

“Serbia ka përgjegjësi morale që të kërkoj falje për përpjekjet për të kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë”, thuhet, pos tjerash, në notën verbale të Ministrisë së punëve të jashtme të Kosovës.
XS
SM
MD
LG