Ndërlidhjet

Kinë: Rrjedhje kimike vdekjeprurëse në një uzinë në Shangai


Pamje e Shangait në Kinë
Pamje e Shangait në Kinë
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua ka raportuar se nga rrjedhja e amoniakut në gjendje të lëngët, në një uzinë prodhuese në Shangai, kanë humbur jetën së paku 15 vetë.

Raportohet se rrjedhja është shkaktuar sot në mëngjes, në depon e ftohjes, në pronësi të një kompanie të ushqimeve të detit.

26 vetë të tjerë janë të sëmurë nga pasojat e rrjedhjes.

Nuk jepen detaje të tjera lidhur me këtë incident të rëndë.

Incidentet e këtilla industriale në Kinë pothuajse janë të zakonshme për shkak të mungesës së standardeve të sigurisë dhe të ndërtimit.
XS
SM
MD
LG