Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës me bombë – të vrarë dhe të plagosur


Pamje nga një sulm i mëparshëm vetëvrasës në Kandahar

Pamje nga një sulm i mëparshëm vetëvrasës në Kandahar

Nga një sulm vetëvrasës me bombë në qytetin jugor Kandahar të Afganistanit, janë vrarë gjashtë vetë dhe plagosur më se 20 të tjerë.

Një zëdhënës lokal i tha Radios Evropa e Lirë se katër të vrarë ishin civilë, një ishte polic, ndërsa një tjetër ishte roje e sigurisë.

Por, një udhëheqës në spitalin e Kandaharit tha se tetë vetë janë vrarë, ndërsa janë plagosur 23 të tjerë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por dyshimi shpeshherë bie në militantët talibanë, të cilët janë aktivë në pjesën jugore të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG