Ndërlidhjet

Indi: U dënua një i akuzuar për dhunim


Pamje nga protesta para gjykatës ku zhvillohet procesi i të akuzuarve për dhunimin kolektiv të studentes 23 vjeçare në Nju Delhi
Pamje nga protesta para gjykatës ku zhvillohet procesi i të akuzuarve për dhunimin kolektiv të studentes 23 vjeçare në Nju Delhi
Një gjykatë në Indi e ka dënuar një person lidhur me dhunimin kolektiv fatal të një femre të re, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në kryeqytetin Nju Delhi.

Ky është vendimi i parë për dënim me burg për këtë rast, i cili kishte shkaktuar tmerr në gjithë Indinë dhe në botë.

Një gjykatë për të rinjë në Nju Delhi sot e ka shpallur fajtor një të ri, i cili në kohën e krimit i kishte 17 vjet e 6 muaj, për dhunim dhe vrasje.

Ai është dënuar me tri vjet në një institucion korrekutes, që është dënimi maksimal me të cilin mund të ballafaqohet një person i ri.

Vajza 23 vjeçare ishte dhunar disa herë dhe rrahur në një autobus në Nju Delhi, më 16 dhjetor, dhe vdiq pas dy javësh.

Katër persona të rritur, poashtu, gjenden në gjykatë lidhur me këtë rast.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen me dënim me vdekje.

Të gjithë të pandehurit i kanë hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG