Ndërlidhjet

Irak: Protestë kundër pensioneve të ligjvënësve


Pamje nga demonstrata kundër pensioneve të ligjvënësve në Bagdad të Irakut
Pamje nga demonstrata kundër pensioneve të ligjvënësve në Bagdad të Irakut
Qindra protestues kanë demonstruar sot në Bagdad dhe qytete të tjera të Irakut kundër pensioneve të larta, që i marrin ligjvënësit.

Në protestën e sotme u pa se ekziston një zemërim i përhapur për pagesat mujore në vlerë prej mijëra dollarësh amerikanë dhe përfitime të tjera, që u jepn ligjvënësve në këtë vend, ku shumë njerëz ballafaqohen me kushte të vështira për jetë, për shkak të papunësisë dhe mungesës së shërbimeve themelore.

Policia dje e kishte mbyllë numrin më të madh të urave që i lidhin të dy pjesët e Bagdadit.

Sot policia i bllokoi demonstruesit në mënyrë që ata të mos arrinin në vendet e paralajmëruara për protestë.

Forcat e sigurisë, poashtu, i penguan gazetarët që të raportojnë nga protesta.

Autoritetet thanë se rritja e sigurisë ishte bërë me qëllim të mbrojtjes së demonstruesve, pasi kishte shqetësime për sulme vetëvrasëse.
XS
SM
MD
LG