Ekipi i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan, Barack Obama, ka arritur në Shtëpinë e Bardhë, për t’i njoftuar ligjvënësit amerikanë për Sirinë, para sulmeve të mundshme ushtarake.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, dhe zyrtarët e tjerë të lartë, planifikojnë t’i njoftojnë senatorët e Shteteve të Bashkuara, si demokratët ashtu edhe republikanët, në një konferencë telefonike më vonë gjatë ditës.
Njoftimi do të jetë josekret, por i kufizuar lidhur me atë se çka mund të thuhet për burimet e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.
Sekretari i shtetit, John Kerry, drejtori i inteligjencës kombëtare, James Clapper, dhe këshilltarja për siguri kombëtare, Susan Rice, poashtu, marrin pjesë.