Ndërlidhjet

Reagime të kujdesshme ndaj fjalimit të Obamës për Sirinë


Barack Obama
Barack Obama
Pas deklaratës së mbrëmshme të presidentit amerikan, Barack Obama, se do të kërkoj miratim nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara për sulme ushtarake kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, ka pasur pak reagime zyrtare ndërkombëtare.

Kryeministri i Sirisë, Wael al-Halqi, tha se ushtria e Sirisë është “plotësisht e përgatitur” për përgjigje ndaj çfarëdo aksioni të Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se qerveria e tij do ta ndjek debatin në Kongres për së afërti.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, e ka kritikuar presidentin Obama për anashkalimin e Kombeve të Bashkuara.

Në Moskë, kryesuesi i Komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare i Dumës ruse, Aleksei Pushkov, tha në Twitter se Obama po i kthehet Kongresit për “t’i dhënë luftës së paku njëfarë legjitimiteti”.

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Ali Jafari, tha se është “iluzion” të mendohet se “intervenimi ushtarak do të jetë i kufizuar” vetëm brenda Sirisë.
XS
SM
MD
LG