Ndërlidhjet

Inspektorët thonë se analizat për Sirinë mund të zgjasin tri javë


Konvoji i veturave të inspektorëve të OKB-së në Siri

Konvoji i veturave të inspektorëve të OKB-së në Siri

Inspektorët e armatimit të Kombeve të Bashkuara thonë se analizat e plota të dëshmive të mbledhura lidhur me dyshimet për sulm me armatim kimik në Siri, mund të zgjasin tri javë.

Organizata prë Ndalimin e Armatimit Kimik nëpërmjet një kumtese ka njoftuar se “dëshmitë e mbledhura nga ekipi tash do të shkojnë në analiza laboratorike dhe vlerësim teknik” dhe shton se “këto procedura mund të zgjasin deri në tri javë për tu kompletuar në mënyrë sistematike, të përpiktë dhe objektive”.

Dje hetuesit kanë arritur në Hagë të Holandës, pasi më herët ishin larguar nga Siria, duke kaluar në Liban.

Inspektorët në Siri i kanë kaluar disa ditë në mbledhjen e dëshmive rreth lagjeve të kryeqytetit Damask, meqë qeveria e Sirisë akuzohet se atje ka ndërmarrë sulm me gaz helmues më 21 gusht.

Shtetet e Bashkuara thonë se më tepër se 1400 vetë janë vrarë gjatë këtij sulmi.
XS
SM
MD
LG