Ndërlidhjet

Egjipt: Dështoi sulmi “terrorist” në Kanalin e Suezit


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet në Egjipt thonë se një anije transportuese me flamur të Panamasë në Kanalin e Suezit, ishte në shënjestër të një sulmi të pasuksesshëm.

Shefi i Autoritetit të Kanalit të Suezit, admirali Mohab Mamish, këtë sulm e ka përshkruar si “terrorist” dhe tha se kishte për qëllim shkatërrimin e lundrimit të anijeve nëpër linjën që e lidhë Detin e Kuq me Mesdheun.

Sipas tij, asnjë anije nuk është dëmtuar gjatë këtij sulmi, kështu që trafiku ujor po zhvillohej normalisht.

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me këtë sulm.

Por, në bazë të disa burimeve raportohet se ishte dëgjuar ekplodim i fuqishëm.

Nuk është e qartë nëse incidenti ishte i ndërlidhur me trazirat dhe gjakderdhjen, që e kanë përfshirë Egjiptin, prej 3 korrikut të këtij viti, kur ushtria e përmbysi presidentin islamist, Mohammad Morsi.
XS
SM
MD
LG