Ndërlidhjet

A. Jugore: Mandela doli nga spitali, por ende në gjendje “kritike”


Fotografitë e Mandelës afër spitalit në Pretoria ku ai ishte mjekuar
Fotografitë e Mandelës afër spitalit në Pretoria ku ai ishte mjekuar
Ish-presidenti i Afrikës Jugore, Nelson Mandela, është liruar nga spitali, ku për më tepër se tre muaj është mjekuar nga infektimi i mushkërive.

Zoti Mandela, 95 vjeçar, fitues i Çmimit Nobel për Paqe, sot është kthyer në shtëpinë e tij, megjithqë sipas kumtesës së qeverisë së Afrikës Jugore, gjendja e tij shëndetësore “mbetet kritike dhe herë-herë jostabile”.

Në kumtesë thuhet se Mandela do të ketë “kujdes të nivelit të njejtë” në shëtpi, ashtu siç e ka pasur në spital.
XS
SM
MD
LG