Ndërlidhjet

Kosovë: Ministri Buja i uron nxënësit me rastin e 1 shtatorit


Ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë i Kosovës, Ramë Buja, u ka uruar të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, fillimin e vitit të ri shkollor, me të cilin shënohet “një rrugëtim drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur”.

Mëtutje, në urimin e ministrit Buja, me rastin e 1 shtatorit, theksohet se janë bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë dhe ka shprehur besimin se “ky vit shkollor do të jetë i suksesshëm”.

Ai i ka uruar edhe ata nxënës, që për të parën herë e fillojnë vitin e ri shkollor.
XS
SM
MD
LG