Ndërlidhjet

Kerry: SHBA ka dëshmi se në Siri është përdorë gazi Sarin


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se Uashingtoni ka dëshmi se gazi helmues kimik Sarin, është përdorë në Siri.

Gjatë disa intervistave të sotme, zoti Kerry, theksoi se ai ka besim se Kongresi do ta miratoj ndërmjarrjen e sulmeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër Sirisë.

Presidenti amerikan Barack Obama e ka shty çfarëdo aksioni, duke pritur votimin në Kongres, i cili do ta vazhdoj punën më 9 shtator, pas përfundimit të pushimeve.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, sot ka theksuar se vendi i tij është i gatshëm për ballafaqim me sulm të jashtëm.

Uashingtoni thotë se nga sulmi kimik më 21 gusht, në pjesën lindor të kryeqytetit Damask, janë vrarë më se 1400 vetë.

Regjimi i presidentit Assad i ka përgënjeshtruar akuzat se ka përdorë armatim kimik.
XS
SM
MD
LG