Ndërlidhjet

Londër: Vdiq gazetari veteran David Frost


Gazetari David Frost
Gazetari David Frost
Gazetari britanik, David Forst, i njohur për intervistën e tij të gjatë me ish-presidentin amerikan, Richard Nixon, pas dorëheqjes së tij në vitin 1974, ka vdekur nga sulmi në zemër, në moshën 74 vjeçare.

Në njoftimin e familjes së tij thuhet se ai vdiq dje në anijen “Queen Elizabeth”, ku ishte ftuar për të mbajtur një fjalim.

I ndjeri Frost i ka realizuar disa intervista me ish-presidentin, Richard Nixon, që janë transmetuar gjatë katër netëve në telvizionin amerikan.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai i ka intervistuar tetë krseministra britanikë dhe shtatë presidentë amerikanë.

David Frost ishte gazetari i fundit që e ka intervistuar Shahun e fundit të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, para se ai të vdiste në vitin 1980.
XS
SM
MD
LG