Ndërlidhjet

Afganistan: Janë gjetur trupat e pajetë të ushtarëve të rrëmbyer


Pamje e kryeqytetit Kabul në Afganistan
Pamje e kryeqytetit Kabul në Afganistan
Autoritetet në pjesën lindore të Afganistanit thonë se sot i kanë gjetur trupat e pajetë të shtatë ushtarëve afganë. Trupat ishin zbuluar nga banorët lokalë në provincën Ghazni.

Një zyrtar lokal tha se disa nga ushtarët ishin rrëmbyer derisa kishin ardhur për t’i vizituar të afërmit e tyre gjatë pushimit.

Sipas tij, në trupat e tyre janë parë shenja të torturës.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto vrasje.

Por, zyrtari lokal, Mohammad Ali Ahmani, tha se është gjë e ditur se talibanët i ndalin herë pas here veturat në kërkim të njerëzve, që punojnë për qeverinë afgane ose për forcat e sigurisë.

Nga Afganistani raportohet, poashtu, se në provincën veriore Parwan, autoritetet kanë thënë se nga shpërthimi i një bombe rrugore, janë vrarë tetë punëtorë afganë të një kompanie private të xeheve, ditën e shtunë.
XS
SM
MD
LG