Ndërlidhjet

Vatikan: Papa lutet për paqe në Siri


Papa Françesk
Papa Françesk
Papa Françesk sot ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të gjejë zgjidhje të negociuar për konfliktin në Siri dhe ka shpallur se më 7 shtator do ta udhëheqë lutjen gjithëbotërore për paqe në këtë vend.

Lutja do të mbahet në Vatikan dhe Papa ka kërkuar nga 1.2 miliardë katolikët romanë, që këtë ditë të luten për paqe në Siri.

Mëtutje, ai u ka bërë thirrje edhe të krishterëve të tjerë, pjesëtarëve të religjioneve të tjera dhe të gjithë “njerëzve me vullnet të mirë”, që t’i bashkohen kësaj nisme katolike, në çfarëdo mënyre, që ata mendojnë se është përkatëse.

Papa Françesk e ka dënuar përdorimin e armatimit kimik, për të cilin fuqitë perëndimore e fajësojnë qeverinë e Sirisë, por ka thënë se “luftë, kurrë më”.
XS
SM
MD
LG