Ndërlidhjet

Liga Arabe pro intervenimit kundër regjimit sirian


Liga Arabe gjatë mbledhjës së datës 31 gusht

Liga Arabe gjatë mbledhjës së datës 31 gusht

Shtetet e Ligës Arabe përkrahin një intervenim ndërkombëtar kundër qeverisë në Siri pas dyshimeve për sulm me gaz kimik që është raportuar se ka vrarë më shumë se 1400 civilë.

Një rezolutë e miratuar gjatë një takimi në Kajro e bën përgjegjëse regjimin sirian në tërësi për sulmin e 21 gushtit dhe ka bërë thirrje për “ndëshkim dhe hetim të gjithë atyre që janë të përfshirë” nga tribunali ndërkombëtar.

Deklarata është bërë derisa ligjvënësit amerikanë në Washington po e diskutojnë iniciativën e presidentit, Barack Obama që të marrë aprovimin e Kongresit për një sulm ushtarak kundër regjimit sirian.

Të dy dhomat e Kongresit pritet ta marrin formalisht në konsideratë kërkesën e Obamës për autorizim, më 9 shtator.

Sekretari i Shtetit, John Kerry të dielën ka thënë se dëshmitë e siguruara tregojnë se regjimi sirian ka përdoru gaz sarin në sulmin gjatë të cilit sipas Ëashingtonit janë vrarë 1429 civilë.
XS
SM
MD
LG