Ndërlidhjet

Dështojnë të gjithë teniserët amerikanë në "US Open"


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Të gjithë teniserët meshkuj amerikanë kanë dështuar të vazhdojnë garën e US Open në Nju Jork para raundit të katërt të kësaj gare.

Kjo është hera e parë që një gjë e tillë ka ndodhur në këtë turne, i cili daton nga viti 1881.

Pesëmbëdhjetë amerikanë kanë qenë pjesë e turneut të këtij viti në “Flushing Meadoës” në Nju Jork, por asnjëri nuk ka arritur që të shkojë deri te 16 më të mirët.

Tim Smyczek, i ranguar i 109-ti në botë, ka qenë i fundit që ka humbur në “US Open”.

Ai doli nga gara pasi humbi kundër spanjollit, Marcel Granollers.

Muajin e kaluar është shënuar hera e parë në 40 vjet që asnjë amerikan nuk ka qenë pjesë e listës së 20 teniserëve më të mirë në botë.
XS
SM
MD
LG