Ndërlidhjet

Afganistan: Sulmohet një bazë amerikane


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Raportohet se një grup i sulmuesve vetvrasës e kanë sulmuar një bazë amerikane në Afganistan, në afërsi të kufirit me Pakistanin duke nxitur edhe një përballje të armatosur.

Detaje të tjera rreth numrit të mundëshëm të viktimave gjatë këtij sulmi nuk bëhen të ditura.

NATO nuk e ka komentuar ende rastin në fjalë, mirëpo Associated Press e ka cituar zëdhënësin e guvernatorit të Krahinës Nangarhar të thotë se militantët, që përfshin edhe sulmuesit vetvrasës e kanë sulmuar një zonë në rajonin Torkham mëngjesin e së hënës.

Raporti e citon zëdhënësin e talibanëve, Zabiullah Muxhahid të thotë se militantët e këtij grupi janë përgjegjës për sulmin.
XS
SM
MD
LG