Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të e dënojnë sulmin në kampin Ashraf në Irak


(Ilustrim)

(Ilustrim)

SHBA-të dhe Kombet e Bashkuara e kanë dënuar një sulm që është kryer në kampin ku jetojnë banorë iranian në ekzil.

Gjatë këtij sulmi raportohet se janë vrarë rreth 50 persona.

Organizata “Mujahedeen-e-Khalq” i ka akuzuar trupat irakiane si autore të sulmit në kampin Ashraf, të dielën.

Zyrtarët irakian i kanë hedhur poshtë akuzat.

Departamenti amerikan i shtetit, përmes një deklarate ka thënë: “Ata që do të verifikohet se janë përgjegjës duhet të japin përgjegjësi të plotë”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun i ka nxitur autoritetet irakiane që ta hetojnë atë që ai e ka quajtur “ngjarje tragjike” në kampin Ashraf.

“Mujahedeen-e-Khalq”, pjesëtarë të së cilës jetojnë në këtë kamp, kërkon heqjen nga pushteti të sundimit klerik në Iran, ndërsa disa prej pjesëtarëve të saj e kanë luftuar përkrahë regjimit të ish liderit irakian, Saddam Hysein gjatë luftës Irak – Iran në vitin 1980.
XS
SM
MD
LG