Ndërlidhjet

logo-print

E gozhdojnë vetën në kryqe pasi e humbin vendin e punës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Humbja e vendit të punës rregullisht ka nxitur njerëzit që të reagojnë në forma tejët emocionale që jo gjithmonë janë konsideruar të rregullta.

Mirëpo në shtetin latino amerikan të Paraguajit, disa persona kanë bërë një reagim që ka nxitur edhe agjencinë e lajmeve Reuters të raportojë për ta.

Tetë shoferë të Paraguajit e kanë gozhduar vetën në kryqe si formë proteste pasi janë larguar nga puna nga një kompani transportuese.

Ata e kanë humbur vendin e punës pasi kërkesa e tyre për rroga më të mëdha ishte hedhur poshtë, ka njoftuar një nga ligjvënësit e këtij shteti.

Shoferët nga qyteza veriore e Luque, janë të shtrirë në shpinë, të gozhduar në kryqe prej druri, të shtrirë në tokë.

Gozhda të mëdha i kanë çarë duart e tyre në fund të gishtave.
XS
SM
MD
LG