Ndërlidhjet

Al Kaeda tenton të infiltrohet brenda agjencive amerikane


Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA - Fort Meade, Maryland, SHBA
Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA - Fort Meade, Maryland, SHBA
Al Kaeda dhe grupe të tjera armike raportohet se janë munduar që të infiltrohen brenda agjencive amerikane të inteligjencës.

Këto të fundit janë duke hetuar mijëra të punësuar për t’iu kundërvënë këtij kërcënimi, raporton sot Washington Post.

CIA ka zbuluar se rreth një pesta e aplikantëve për punë me prapavi të dyshimtë kanë pasur “lidhje të inteligjencës armiqësore dhe/apo lidhje të rëndësishme terroriste”, raporton gazeta amerikane duke e cituar një dokument sekret.

Dokumenti i është dhënë gazetës nga ish kontraktori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), Edward Snowden, tani i arratisur në Rusi ku ka fituar azil të përkohshëm.

Megjithëse dosja nuk e ka përshkruar natyrën e lidhjeve ekstremiste apo armiqësore të punë-kërkuesve, aty më së shpeshti janë përmendur grupe si Hamasi, Hezbollahu, Al Kaeda dhe degët e saj.

Frika nga infiltrimi është e atillë sa NSA kishte planifikuar qysh vitin e kaluar të hetojë së paku 4 mijë punonjës që kanë çasje në këtë organizatë.

Sjelljet e dyshimta kanë përfshirë pjesëtarë të stafit që kanë përdorur databaza që nuk i përdorin rregullisht për punën e tyre apo shkarkimin e dokumenteve.
XS
SM
MD
LG