Ndërlidhjet

logo-print

Proces tjetër gjyqësor kundër sekularistëve në Turqi


Ish shefi i stafit të ushtrisë turke, Ismail Hakki Karadayi arrin në një gjykatë turke në një nga proceset e mëparshme, 03 janar 2013

Ish shefi i stafit të ushtrisë turke, Ismail Hakki Karadayi arrin në një gjykatë turke në një nga proceset e mëparshme, 03 janar 2013

Një proces gjyqësor ka nisur sot në Turqi për trajtimin e akuzës për një grusht-shtet të dyshuar që kishte për qëllim heqjen nga pushteti të qeverisë pro-islamike në vitin 1997.

Procesi kundër 275 personave, përfshinë edhe ish shefin e ushtrisë, Gjeneral Ismail Hakki Kadayi ka nisur sot në Ankara.

Të dyshuarit për konspiracion akuzohen se e kanë ndihmuar heqjen nga pushteti të kryeministrit të atëhershëm, Necmettin Erbakan, udhëheqësin e partisë me orientim islamik, Partia e Mirëqenies, në shkurt të vitit 1997.

Qeveria e Erbakanit është detyruar të largohet nga pushteti duke i hapur rrugë një qeverie civile pas një takimi këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Partia e Mirëqenies më pas ishte shpallur e jashtligjshme.

Karadayi dhe bashkë të pandehurit e tjerë hedhin poshtë çfarëdo përfshirje të ushtrisë në politikë.

Ata e akuzojnë qeverinë me rrënjë islamike të kryeministrit, Recep Tayip Erdogan se kështu po bën përpjekje për heshtjen e kundërshtarëve sekularist.
XS
SM
MD
LG