Ndërlidhjet

Policia meksikane e arreston "Betin e Shëmtuar"


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Policia meksikane e ka arrestuar një person që dyshohet se është lideri e “New Juarez Cartel”, një 47 vjeçar i njohur me nofkën “Beti e Shëmtuar”, kanë njoftuar autoritetet e këtij vendi të dielën.

Alberto Carrillo Fuentes është arrestuar nga policia federale në shtetin perëndimor të Nayarit ndërsa më vonë ai është marrë në pyetje nga prokurorët, raporton AFP.

Ai përballet me akuzat për trafikim droge, vrasje dhe krim të organizuar.

Carrillo Fuentes besohet se kishte marrë përsipër udhëheqjen e kartelit të drogës të emëruar sipas Ciudad Juarez, qyteti në kufi me Teksasin e SHBA-ve, pasi vëllai i tij, Vicente Carrillo Fuentes kishte hequr dorë nga kjo pozitë.

Ky qytet një kohë konsiderohej si kryeqyteti i vrasjeve në botë, mirëpo niveli i krimeve të tilla kishte rënë në vitin 2010.

Arrestimi i Carrillo Fuentes shënon kapjen e një të dyshuari të tretë të nivelit të lartë në sferën e luftës kundër dilerëve të drogës.

Autoritetet deri më tash e kanë arrestuar të dyshuarin tjetër, Miguel Angel Trevino i njohur me nofkën “Z-40” si dhe Mario Ramirez Trevino.
XS
SM
MD
LG