Ndërlidhjet

Rumani: Protesta kundër gërmimeve për ari


Miniera e arit, Rosia Montana në Rumani
Miniera e arit, Rosia Montana në Rumani
Mijëra persona në Rumani kanë protestuar kundër planit qeveritar që të lejojë një kompani kanadeze që të bëjë gërmime në kërkim të arit.

Qeveria javën e kaluar ka thënë se vendimi i saj që e kërkon edhe aprovimin e parlamentit, për t’i lejuar “Rosia Montana Gold Corp.” për të gërmuar për ari dhe argjend është “interes special kombëtar”.

Nëse kjo realizohet, atëherë miniera e Rumanisë ku kanadezët pritet të gërmojnë për 300 ton arid he 1600 ton argjend, ajo do të jetë miniera më e madhe e arit në Evropë.

Protestuesit janë të zemëruar për shkak të përdorimit të cijanidit gjatë procesit të nxjerrjës dhe përkohësisht e kanë bllokuar sheshin e Bukureshtit.
XS
SM
MD
LG