Ndërlidhjet

Një amerikane po noton nga Kuba në Floridë, pa mbrojtje prej peshkaqenëve


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një sportiste amerikane 64 vjeçare është duke e arritur qëllimin e saj për tu bërë personi i parë që noton nga Kuba për në Floridë të SHBA-ve, pa përdour një kafaz për mbrojtje nga peshkaqenët.

Diana Nyadit i kanë mbetur edhe 12 km nga përfundimi i notimit të 160 kilemtrave nga Havana për në Key West, pjesa më jugore e shtetit amerikan të Floridës.

Nyad është duke notuar në një kostum special që e mbron atë nga ndonjë sulm helmues i kandilave të detit,diçka që e detyroi vjet ta ndërpresë përpjekjet e saj për të njejtën gjë.

Susie Maroney nga Australia, me sukses kishte notuar të njejtën distancë në vitin 1997, por duke e shfrytëzuar një kafaz për mbrojtje nga peshkaqenët.
XS
SM
MD
LG