Ndërlidhjet

Jahjaga fton KQZ-në të gjejë zgjidhje të qëndrueshme


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një deklarate ka inkurajuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që në përputhje me mandatin e tij, të gjejë një zgjidhje ligjore që respekton kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës dhe siguron pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit.

"Këto zgjedhje komunale kanë një rëndësi të veçantë sepse organizohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës njëkohësisht".

"Pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe komunitetin serb në komunat veriore të vendit, në zgjedhjet e 3 nëntorit ka rëndësi të veçantë për të ardhmen e tyre dhe proceset demokratike të Kosovës",
citohet të ketë thënë presidentja, në një njoftim për media të lëshuar nga zyra e saj për informim.

Ajo gjithashtu ka theksuar se "këto zgjedhje duhet të jenë demokratike, të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse", duke trimëruar KQZ-në "që të gjejë zgjidhje, të cilat do të jenë të përshtatshme për të gjithë qytetarët, që do të sigurojë pjesëmarrjen masive në zgjedhje". (a.v.)
XS
SM
MD
LG