Ndërlidhjet

Franca e do Serbinë në BE


Ilustrim
Ilustrim
Franca do që Serbia të jetë shteti i ardhshëm që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ka deklaruar ministri francez për çështje evropiane, Tjeri Repanten.

“Si ministër i ngarkuar me çështjet evropiane dua të theksoj se dëshirë e Francës është që Serbia të bëhet shteti i 29-të i BE-së”, ka dekarluar Repanten.

Ai i ka bërë këto komente në Beograd, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Repanten do të vizitojë të martën edhe Podgoricën e Prishtinën.
XS
SM
MD
LG