Ndërlidhjet

Irani liron 6 sportistët sllovakë


Ilustrim

Ilustrim

Irani ka liruar gjashtë nga tetë sportistët sllovakë të akuzuar për spiunazh.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka thënë se ata janë trajtuar mirë dhe ka hedhur poshtë përfshirjen e tyre në ndonjë vepër spiunimi.

Sllovakët janë arrestuar në muajin maj, pasi kanë fluturuar me parashutë mbi Isfahan, vendin ku Irani ka objekte bërthamore.

Ata kanë thënë se kanë filmuar fluturimin e tyre për të dokumentuar udhëtimin, por kanë hasur në keqkuptim nga autoritetet iraniane.

Fico ka thënë se dy sportistët që kanë mbetur në Iran duhet të qëndrojnë derisa të hetohen të gjitha akuzat.
XS
SM
MD
LG