Ndërlidhjet

logo-print

NSA ka spiunuar Brazilin dhe Meksikën?!


Edward Snowden - foto ilustruese

Edward Snowden - foto ilustruese

Brazili ka thënë se do të kërkojë shpjegim nga Uashingtoni, pas akuzave se Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara (NSA) ka spiunuar komunikimet e Qeverisë braziliane.

Akuzat janë bërë nga gazetari me seli në Rio, Glenn Greenwald, i cili punon si kolumnist për gazetën britanike The Guardian.

Duke u thirrur në dokumentet që ka publikuar ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, Greenwald ka thënë se NSA ka përgjuar edhe komunikimet e presidentit të Meksikës, raporton BBC.

Ministri brazilian i Drejtësisë, Jose Eduardo Cardozo, ka thënë se nëse këto fakte dalin të vërteta, ato do të ishin të papranueshme dhe do të mund të cilësoheshin si sulm ndaj sovranitetit të vendit.
XS
SM
MD
LG